Limaj: Më 5 mars nisi epoka e lirisë së Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se 20 vjet më parë në Prekaz u vendosën themelet e lirisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se në kohën kur popullit të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila kulmoi me lirinë e Kosovës.
Limaj ka theksuar se më 5 mars nisi epoka e lirisë së Kosovës.
“Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi për Adem Jasharin dhe familjen e tij. Lavdi të gjithëve dëshmoreve të kombit”, ka thënë Limaj me rastin e 20-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.