Limaj: Albin Kurti është veteran i rrejshëm. Ku ka qenë ai në luftë?

03 maj 2022 | 23:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është veteran i rrejshëm i luftës.

Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Kurti nuk i plotëson kriteret për të qenë veteran i luftës.

“Jo, nuk është veteran lufte ai. Është veteran i rrejshëm. Pse, ku ka qenë në luftë ai? Nuk po e them unë, vetë ligji, me kriteret që i plotëson. Ligji nuk ia jep veteran lufte. I ka do kritere qysh është veterani i luftës, në cilat vija të frontit ke qenë e kështu me radhë”, tha Limaj.

Ai tha se kur të ndahen veteranët, duhet që veterani i rrejshëm të thuhet me emër, ndërsa të respektohet ai i vërteti.

“Veteranin e rrejshëm ndaje bre, thuje me emër, se qatje në vendlindje tem janë do djem që 16 vjet kanë qenë edhe janë veteranë dhe nihen keq në mënyrën se qysh trajtohet angazhimi i tij. Ndaje të rrejshmin, dënoje abuzuesin.

Ndaje të rrejshmin, amo kur të folim duhet me qenë me kujdes, se e lëndon dikë, ndërsa jepja respektin atij të vërtetit. Kjo qeveria s’po don me bo kurgjo, se kryeministri duhet me nis prej vetes. A është ky veteran? Zyrtarisht kemi shumë edhe të rrejshëm po thonë, por a i plotësojnë kushtet ligjore”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pedofilia është një fenomen që është bërë gangrenë në shoqërinë…