Limaj: Objektivat e Kosovës në dialog me Serbinë, njohja reciproke dhe anëtarësimi në OKB
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Kosova është gjithmonë për dialog me të gjitha vendet, e posaçërisht me Serbinë, për t’i mbyllur temat e hapura. E njoftova ambasadorin për përpjekjet tona që po i bëjmë që Kosova të flasë me një zë në këtë proces”.
“Objektivat e Kosovës në fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi janë të qarta, arritja e një marrëveshje përfundimtare obliguese për njohje reciproke mes dy vendeve si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë. E falënderova ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme që Italia po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=158822345050444&set=a.113709786228367&type=3&theater