Limaj: Asnjëherë nuk do t’ia bëja këtë Ramushit

22 korrik 2020 | 23:20

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjëherë nuk do të pranonte në Grupin Parlamentar të Nismës, një deputet nga AAK nëse ky veprim do të prishte Grupin Parlamentar të AAK-së.

Limaj duke komentuar kalimin e Haxhi Shalës në AAK, ka thënë se njerëzit janë të lirë për të vendosur si duan, por thotë se duhet të ketë sado pak korrektësi mes partnerëve.

Limaj thotë se me veprime teknike nuk mund të vështirësohet zëri i deputetëve të Nismës në Kuvend.

Kreu i Nismës thotë se ndihet mirë që ka dhënë kontribut krucial që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i vendit.

“Krejt potencialin e kam dhënë për ta bërë kryeministër dhe për këtë nuk jam aspak pishman”, ka theksuar Limaj në “Pressing”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
240 raste të reja me Covid-19 në Kosovë janë konfirmuar…