Limaj: Ata që kanë kryer masakrën e Reçakut janë pjesë e strukturuarave të shtetit serb

15 janar 2020 | 13:28

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka bërë të mërkurën homazhe në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Pas homazheve të bëra sot në Reçak, kryetari Limaj ka thënë se kjo masakër është në themelet e lirisë së Kosovës, duke shprehur konsideratën dhe përkuljen për të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por edhe të kombit.

“Kemi qenë zëra të paktë që tash e 15 vjet kemi ngritur zërin duke kërkuar që të jemi të kujdesshëm me të kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri. Fatkeqësisht, injorimi ka sjellë deri aty që plotësisht të mohohen krimet e gjenocidi në vendin tonë. Duhet shohim pse qindra masakra ende nuk janë të hetuara për më tepër kryesit e tyre kanë marrë guximin për t’i mohuar. Është koha e fundit kur duhet fillohet të kthejmë kokën dhe për ngjarje të tilla të mos kujtojmë e të kujdesemi vetëm njëherë në vit”.

“Kosova për 20 vite reagon dhe jeton me ngjarje ditore nga dita në ditë. Në strukturat e shtetit serb janë ulur këmbëkryq të gjithë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut, duke filluar nga kryetari i shtetit, ministri i Jashtëm dhe të tjerët që heshtin ndaj asaj që kanë bërë ata njerëz para 20 viteve”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 10 people, people standing, flower and outdoorImage may contain: 1 person, crowd and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky, outdoor and natureImage may contain: bridge, shoes and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse James Harden realizoi 41 pikë, skuadra e Houstonit…