Limaj: Baca Hilmi i dha shumë Kosovës, lavdi veprës së tij
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt.
Limaj ka thënë se ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e babait të heronjve të vendit, Luan e Shkëlzen Haradinaj.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi. Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.