Limaj bën homazhe në Kleçkë

25 gusht 2021 | 14:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka bërë të mërkurën homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova.

“Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën e tyre, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade”, ka thënë Limaj.

Ai ka theksuar se këto shenja të lirisë, ky përkujtim na përkujton se sa shumë sakrificë është bërë për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Gjithashtu kryetari Limaj ka thënë se 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së.

Limaj po ashtu ka thënë se në këtë ditë, komandant Kumanova ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës se kur kanë rënë bashkëluftëtarët e tjerë.

“Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë në fund të deklaratës së tij, kryetari Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë herë kampionia, Serena Williams është bërë tenistja e fundit…