Limaj bën homazhe te heroi Luan Haradinaj, thotë se ishte bërthama e parë e UÇK-së (Foto)

06 maj 2019 | 13:09

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë sot homazhe me rastin e 22-vjetorit të rënies heroike të Luan Haradinajt.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjeneral Luan Haradinaj ka qenë bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fotografia e Fatmir Limaj

“Me luftën dhe veprën e tij ai ka motivuar qindra mijëra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në 22-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt bëmë homazhe për ta nderuar jetën dhe veprën e tij. Veprat dhe sakrificat e Luanit dhe dëshmorëve të tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i lirisë së Kosovës. Dita e sotme përkon edhe me ditëlindjen e një prej patriotëve të shquar të Kombit, Ismail Haradinaj. Lavdi dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Limaj.

Fotografia e Fatmir Limaj

Fotografia e Fatmir Limaj

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e martë), në fshatin Llaushë të Besianës do të…