![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/E9B4253A-8562-452A-A5D1-E2C4EC88B5E1.jpeg)
Limaj bën shqiponjën në Gjilan
28 shtator 2019
| 21:08
Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka vazhuar fushatën në Gjilan.
“Faleminderit Gjilan për mbështetjen masive për projektin e Nismës Bashkë për Shtetin! E jashtëzakonshme përkrahja dhe entuziazmi në tubimin e sotëm me përkrahësit tanë në Gjilan”, ka shkruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Teatri i Qytetit ishte i vogël për t’i zënë përkrahësit e Nismës Socialdemokrate. Tubimet si ky vetëm sa ma forcojnë bindjen se Nisma dhe partnerët e saj do të shënojnë fitore spektakolare në zgjedhjet e 6 tetorit. Faleminderit Gjilan për këtë përkrahje madhështore”, ka shkruar Limaj.