Limaj bën thirrje për unitet

30 janar 2019 | 22:08

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka folur pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Limaj përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e Nismës në ‘Facebook’, ka thënë se Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjej gjuhën e kompromisit dhe unitetin për interesin madhor të vendit.

Limaj ka thënë se Kosovës i duhet unitet për temat e mëdha sic është dialogu.

Ai është zotuar se do të kontribuoj në unifikimin e qëndrimeve në interes të vendit dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në.

Statusi i plotë:

Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjejë gjuhën e kompromisit dhe unitetit për interesin madhor të vendit. 

Edhe sot na duhet unitet për tema të mëdha siç është dialogu. Unë do të vazhdoj ta investoj gjithë kontributin tim për unifikim të qëndrimeve në interes të vendit dhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët tanë SHBA-në dhe BE-në, për t’i përmbyllur temat e hapura me Serbinë si dhe të arrijmë deri te njohja e ndërsjellë si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe Bashkimin Europian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetimet mbi avionin e zhdukur nga radarët, mbi kanalin e…