Limaj beson se seancat do vazhdojnë të dështojnë

29 prill 2025 | 10:57

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, beson se seancat konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë të dështojnë.

Ai para mediave ka thënë se nuk është problematike që seancat thirren çdo 48 orë, por duhet të ketë një marrëveshje.

Limaj ka treguar se të enjten nuk do të jetë i pranishëm në seancë për shkak të angazhimeve, njësoj siç nuk ishte sot i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Po ashtu, të dielën as Ramush Haradinaj nuk ishte prezent për shkak të përvjetorit të Masakrës së Mejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti me shumë mundësi…