Limaj: Beteja e Koshares i dha një impuls të ri luftës së drejtë të UCK-së

09 prill 2018 | 14:09

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka kujtuar betejën e Koshares.

Këtë betejë Limaj e ka vlerësuar si ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

“Beteja e Koshares i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

19 vjet më parë në Koshare u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Koshares i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim.
Kosova sot e kujton me nder e krenari këtë betejë, e cila i dha goditjen përfundimtare forcave okupuese serbe në Kosovë.

Sot, ne të gjallët me respekt kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë.
Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.
FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës…