Limaj: Beteja e Koshares i dha impuls të ri luftës së UÇK-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 20-vjetorin e betejës së Koshares, duke shprehur nderime për të gjithë dëshmorët e kombit.
Sipas Limajt, kjo betejë i kishte dhënë një impuls të ri luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mundësuar furnizim më të lehtë me armatim.
“Dy dekada më parë në Koshare ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rreshtuar në Brigadën 138 ‘Agim Ramadani’, zhvilluan një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve. Kjo betejë i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim. Në këtë 20-vjetor kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në këtë betejë. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.