Limaj: Çështja e arsimit është temë nacionale, duhet të përfshihet pozita, opozita dhe shoqëria civile
22 mars 2018
| 14:12
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se përkushtimi i kësaj qeverie është vendosja e sektorit të arsimit në binarë të drejtë.
Këtë deklaratë Limaj e ka dhënë në tryezën e organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me temën “Gjendja e sistemit arsimor”, ku ka shprehur vullnetin e Qeveriesë për t’ia dhënë drejtimin e duhur arsimit në Kosovë.
“Çështjet e arsimit nuk janë ekskluzivisht përgjegjësi e një ministrie ose e një qeverie, por është temë nacionale ku duhet të përfshihen pozitë, opozitë dhe shoqëria civile. Synimi i kësaj qeverie është që njerëzit e duhur të jenë në vendin e duhur dhe vetëm në këtë formë do ta ngritim cilësinë në arsim”, ka thënë Limaj.