Limaj: Çështja e të pagjeturve nuk mjafton vetëm me identifikim, kërkohet edhe përgjegjësi penale

15 maj 2019 | 15:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka takuar të mërkurën Komisionin qeveritar për persona të pagjetur, shoqatat e të pagjeturve dhe familjarë të pagjeturve.

Limaj ka thënë se Kosova i është qasur seriozisht kësaj çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për vendin.

Ai ka thënë se në platformën për bisedime me Serbinë nga temat kryesore është çështja e të pagjeturve.

Limaj ka siguruar se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa pasur të qartë zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.

Ai e ka njoftuar Komisionin qeveritar për persona të pagjetur, shoqatat e të pagjeturve dhe familjarët e të pagjeturve se në takimin e delegacionit në Bruksel tema kryesore ka qenë çështja e ta pagjeturve.

“Ju kemi bërë të qartë se Kosova nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Serbinë nëse brenda saj nuk është e saktësuar çështja e të pagjeturve. Serbia duhet t’i hapë të gjithë arkivat shtetërore të ushtrisë, policisë dhe shërbimeve sekrete. Shteti serb i ka dosjet dhe informacionet e sakta për fatin e njerëzve tanë dhe ato duhet t’ia jep në dispozicion Kosovës dhe ata duhet marrin përgjegjësi”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Bagdad ka thënë se Departamenti Amerikan i…