![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/3F53B1C0-D75D-4EC5-B8B8-E11E96F7EEE1.jpeg)
Limaj çmon gatishmërinë e Thaçit për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Speciales për intervistim
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Kreu i Nimsës ka shkruar në “Facebook”, se çmon gatishmërinë e presidentit për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.
Limaj thotë se është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.
Postimi i Limajt:
Çmoj gatishmërinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.
Kjo është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.