Limaj: Dardana i tha po koalicionit për Kosovën fituese, veç vepra!

25 janar 2025 | 20:29

Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar gjatë tubimit të mbajtur në Dardanë se ky qytet strategjik ka dhënë mbështetje të qartë për koalicionin “Kosova Fiton” dhe vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, Dardana i tha po koalicionit për Kosovën fituese, veç vepra!

Ai shtoi se Dardana, si vend strategjik, është pikë kyçe për të lidhur interesat qytetare dhe shtetërore dhe për ta kthyer fokusin e qeverisë në këtë pjesë të rëndësisë së veçantë.

“Kamenica dhe Kosova nuk kanë vend për mashtrime, zhurmë e shpifje. Kosova duhet të ecë përpara me vepra dhe vendime të qarta. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe do të përcaktojnë drejtimin e vendit për vitet në vijim”, përfundoi Limaj.

Postimi i plotë:

Dardana i tha PO koalicionit për Kosovën fituese, veç VEPRA!
Kosova ka nevojë për bashkimin e energjive pozitive dhe racionalitetit, për udhëheqës me përvojë që kanë lënë gjurmë të vërteta.
Dardana, si vend strategjik, është pikë kyçe për të lidhur interesat qytetare dhe shtetërore dhe për ta kthyer fokusin e qeverisë në këtë pjesë të rëndësisë së veçantë. Kamenica dhe Kosova nuk kanë vend për mashtrime, zhurmë e shpifje. Kosova duhet të ecë përpara me vepra dhe vendime të qarta. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe do të përcaktojnë drejtimin e vendit për vitet në vijim.
Me koalicionin për Kosovën fituese, veç VEPRA fiton siguri, rritje ekonomike, pavarsim energjetik, shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sonte…