Limaj: Demonstratat e ’81-shit shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e shqiptarëve për liri
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se demonstratat e vitit 1981 kanë shënuar kthesë të madhe në përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi.
“Sot bëhen 38 vjet nga demonstratat e marsit të vitit 1981, ku mijëra studentë, profesorë universitarë dhe qytetarë zgjodhën rrugën dhe protestuan kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, por edhe duke kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë”.
“Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesë të madhe në përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Në këtë ditë ne kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata protestues të cilët vendosmërisht dhe guximshëm artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
.ks/photos/a.1110799072419690/1208486682650928/?type=3&theater