Limaj dëshmon në rastin ‘Syri i Popullit’

25 janar 2019 | 11:22

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Famir Limaj është dëshmitari i radhës në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi, rast i njohur si “Syri i Popullit”.

Limaj është ftuar të dëshmojë pasi sipas pretendimeve të Prokurorisë ka qenë në listën e personave të cilët ishin paraparë për likuidim nga organizata “Syri i Popullit”.

I pari i Nismës është ftuar të dëshmojë në rastin ku është i akuzuar Murat Jashari, vëllai i ish-komandantit të parë të Fatmir Limajt në UÇK- komandant “Kumanova”, Ismet Jashari, shkruan “kallxo.com”.

Në seancat e kaluara të këtij rasti, kanë dëshmuar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapsinor, Fatmir Matoshi, në kuadër…