Limaj dhe gjashtë politikanë tjerë të Kosovës janë paralajmëruar para dy jave për planifikim atentati ndaj tyre
19 shtator 2022
| 21:43
Analisti politik, Arben Ahmeti thotë se shtatë politikanë të Kosovës janë të paralajmëruar për atentat ndaj tyre.
Ahmeti thotë se kreu i Partisë Nisma, Fatmir Limaj është njëri prej tyre ku para dy jave mori informatë të tillë.
“Aktualisht, shtatë politikanë të Republikës së Kosovës, personalitete të rëndësishme që ndërlidhen me UCK-në, janë të paralajmëruar për planifikim atentati ndaj tyre, aktualisht në ditën e sotme kur po flasim. Para dy jave e kanë marrë informatën, Fatmir Limaj është njëri prej tyre”, tha Ahmeti në Politiko.