Limaj: Dialogu do të vazhdojë me dinamikë të re
Bashkëkryesuesi i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka folur nga Brukseli, ku ka treguar për temat që priten të diskutohen në dialog, për taksen dhe për rrjedhojën se si do të shkoj nesër takimi me BE-në.
Një nga temat sipas Limajt, që do të trajtohet do të jenë krimet e luftës.
“Temë tjetër do të jetë çështja e trajtimit të krimeve të luftës. Janë qindra masakra, ku përgjegjësit nuk janë para ligjit” u shprehë Limaj në një intervistë për “Klan Kosova”.
Ndërsa i dërgoj mesazh shteti serb se pa e zgjidhur çështjen me Kosovën nuk ka integrim evropian.
Sa i përket taksës ai tha se ajo nuk hiqet deri kur Serbia ta njehë Kosovën.
“Taksa shpërfaq diçka që është me vitet të tëra. Taksa ka shpërfaq që nuk kemi marrdhënie jo-normale. Serbia vazhdon që të mos e njohë dokumentacionin e Kosovës. Bizneset tona kanë një milion pengesa tarifore kur futen në Serbi. Kur Serbia ta njehë Kosovën, kur vijmë në atë marrëveshje atëherë taksa bëhet e panevojshme”, vazhdoi Limaj.
Udhëheqësi i ekipit dialogues ritheksoi se Serbia në momentin që zgjedh problemin me Kosovën hap rrugën e vet evropiane.
Kurse për takimin e nesërm nuk pret shumë. “Nuk kisha prit shumë nga takimi. Takimi është më shumë njohës” ka thënë Limaj.