Limaj: E ardhmja e Kosovës është BE-ja

09 maj 2020 | 14:57

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët evropianë për 9 Majin-Ditën e Evropës.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) është e ardhmja e Kosovës dhe e perspektivës se saj.

“Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë̈ që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan. E ardhmja jonë është̈ Evropa dhe perspektiva evropiane”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

Kjo e shtunë është Dita e Evropës, të cilën ne po e synojmë dhe e duam! Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës së sotme në luftë me COVID-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.

Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan.

E ardhmja jonë është Evropa dhe perspektiva evropiane.

Mirënjohje themeluesve të BE-së dhe gjithë atyre që u përkushtuan në zhvillimin e projektit të paqes dhe prosperitetit, që eliminoi konfliktet dhe luftërat. Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët në Sllovaki kanë njoftuar se në 24 orët e…