Limaj: E jashtëzakonshme përkrahja që po merr projekti ynë ‘Bashkë për Shtetin’
27 shtator 2019
| 20:52
“Në Ferizaj dhe jo vetëm, mijëra vajza e djem po i bashkohen këtij projekti duke e mohuar logjikën e përjashtimit”, ka shkruar Fatmir Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se e jashtëzakonshme përkrahja që po merr projekti ‘Bashkë për Shtetin’
“Ky projekt i Nismës Socialdemokrate është kthyer në lëvizje qytetare, sepse vetëm të bashkuar mund ta ndërtojmë një shtet ku secili do të ndihet krenar që i takon këtij vendi”, ka shkruar Limaj.
“Duke parë gjithë mbështetjen në terren, fitorja e Nismës dhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit është e pandalshme.
Fryma jonë do të qeverisë në Ferizaj dhe Kosovë. Bashkë për Shtetin”, ka shkruar kandidati për kryeministër Fatmir Limaj.