Limaj e ka afër zgjidhjen për demarkacion, PDK-së dhe AAK-së një gjë e tillë ju pengon
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është gati të arrijë një marrëveshje për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Por, në këtë përpjekje ka mbetur i vetëm. Kjo për shkak se Partia e kryeministrit Haradinaj s’po i jep përkrahje për shkak të kauzës false të kryeministrit.
Ndërkaq, PDK është duke u frikësuar se po i mbesin meritat Fatmir Limajt nëse zgjidhet problemi më i madh i paspavarësisë së Kosovës.
Fatmir Limaj ka mbetur i vetëm në përpjekjen e tij për të zgjidhur problemin më të madh të shtetit – demarkacionin me Malin e Zi.
Në krah të Limajt nuk janë as PDK dhe as partia e kryeministrit Ramush Haradinajt.
Sidoqoftë Lideri i Nismës po vazhdon përpjekjet për të gjetur zgjidhje. Pak ditë më parë ishte në Mal të Zi në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
Sipas idesë së Limajt, zgjidhja mund të jetë që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen me Malin e Zi, përderisa autoritetet e Podgoricës duhet të zotohen se janë të hapur për të diskutuar për gabimet eventuale në këtë proces.
Ndërkohë, zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj gjatë gjatë javës, kishte qëndruar në Mal të Zi në kërkim të një zgjidhjeje.
Burime të Gazetës Express kanë konfirmuar një takim të afërt të Limajt me ministrin e Punëve të Jashtëm të Malit të Zi, Serdan Darmanoviq, të enjten, në zyrën e këtij të fundit në Podgoricë.
Mësohet se dy zyrtarët kanë folur për opsionet sesi të zhbllokohet kjo situatë, e cila ka pamundësuar lëvizjen e lirë të kosovarëve në Zonën Shengen.
Sidoqoftë, AAK dhe PDK po vazhdojnë të mos i japin mbështetje nismës së Limajt.
Burime kanë treguar se partia e Kadri Veselit po i frikësohet nismës së Limajt pasi mund t’i marrë meritat për një zgjidhje të favorshme për Shtetin.
Derisa AAK ka mbetur peng i qëndrimit të Ramush Haradinajt, i cili po vazhdon betejën për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, pa ofruar asnjë zgjidhje se çka më tutje.
Demarkacioni me Malin e Zi është nënshkruar në vitin 2015. Prej atëherë, kjo marrëveshje ka mbetur e paratifikuar në Kosovë, pasi AAK dhe Vetëvendosjes e kishin kundërshtuar.
Kjo marrëveshje është bërë pengesë edhe për liberalizimin e vizave pasi BE e ka vendosur si kush kalimin e saj në Parlament për të ecur më tutje Kosovë drejt BE-së.