Limaj e kalon festën e Fitër Bajramit me të rinjtë e vendlindjes
04 qershor 2019
| 19:03
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, po kalon festën e Fitër Bajramit në vendlindje.
Kryetari i Nismës ka postuar disa fotografi më të rinjtë e vendlindjes se tij në festën e Fitër Bajramit.
“Intelektualë të rinj e me energji pozitive. E ardhmja jonë është e sigurt”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Kreu i Nismës në mëngjes i shoqëruar nga deputetë e ministra nga radhët e Nismës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku ka uruar myftin Tërnava për festën e Bajramit.
Nga Bashkësia Islame e Kosovës, Limaj ka uruar, të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.