Limaj: E kemi për obligim që fëmijëve t’u krijojmë kushte më të mira
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke thënë se ata janë e ardhmja e çdo shoqërie.
Ai ka theksuar se bartësit e institucioneve e kanë për obligim që fëmijëve në Kosovë t’u krijojnë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
“Të gjithë fëmijëve në mbarë botën, urime 1 Qershorin, Ditën e fëmijëve! Është obligim i yni që fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi.
Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/