Limaj e Krasniqi shkojnë për ngushëllime në familjen e Qerim Kelmendit
03 mars 2020
| 14:16
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Jakup Krasniqi, Bilall Sherifi dhe zyrtarë tjerë të Nismës kanë qëndruar në familjen e Qerim Kelmendit në Llabjan të Pejës, i cili është vrarë disa ditë më parë.
Me këtë rast, Limaj ka thënë se me bashkëpunëtorë kanë nderuar jetën dhe veprën e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të UCK-së.
“Sot ishim për vizitë ngushëlluese në familjen e Qerim Kelmendit, në Llabjan të Pejës. Me bashkëpunëtorë nderuam jetën dhe veprën e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Qerimin!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/