Limaj e Markoviq në aeroportin “Adem Jashari” biseduan për demarkacionin
14 shkurt 2018
| 19:15
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Brenda aeroportit “Adem Jashari”, zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri malazez, Dushko Markoviq, kanë zhvilluar një takim, ku temë diskutimi ishte demarkacioni.
“Temë diskutuese e këtij takimi ka qenë demarkacioni mes dy vendeve, Kosovë-Mali i Zi. Zëvendëskryeministri Limaj prej tetorit është marrë me gjetjen e një zgjidhje të demarkacionit me Malin e Zi, çështje kjo shumë e rëndësishme për vendin që lidhet ngushtë edhe me liberalizimin e vizave”, është thënë në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.