Limaj e O’Connelli flasin për situatën politike në Kosovë
12 janar 2018
| 14:07
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e tanishme politike në vend.
Limaj e ka njoftuar ambasadorin britanik për angazhimet e Nismës për Kosovën në kuadër të përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës si dhje e ka falënderuar mysafirin për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën.
Në këtë kontekst Limaj kërkuar thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.