Limaj e quan antikushtetues dhe arbitrar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve
14 prill 2020
| 12:51
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i qeverisë së Kosovës për kufizimin e lirisë se lëvizjes është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Limaj ka thënë se ajo çfarë ka bërë qeveria është suspendim dhe grabitje e të drejtave të të drejtave të qytetarëve.
“Ajo çfarë ka ndodh është suspendim dhe grabitje e të drejtave të qytetarëve”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se me një vendim arbitrar, Qeveria ka suspenduar kompetencat e Kuvendit.
Më tutje, Limaj ka kërkuar reagimin e Kuvendit të Kosovës karshi kësaj situate.