Limaj e Shala i gëzohen fort golit të Kosovës
20 nëntor 2018
| 21:27
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala po ndjekin nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ndeshjen Kosovë- Azerbejgjan.
Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale shihet gëzimi i Limajt dhe Shalës në momentin e shënimit të golit të parë nga ana e Kosovës.
Limaj e Shala si të gjithë tifozët tjerë të përfaqësues së Kosovës i janë gëzuar fort këtij goli.
Kryetari i Nismës para tri ditësh ishte edhe në Malte ku ndjeki nga afër ndeshjen e Kosovës me Maltën.