Limaj: Edhe në Shtime e Lipjan, mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve për Kosovën fituese është i pashmangshëm!
Kandidati për deputet nga Nisma, Fatmir Limaj, ka thënë se në Shtime e Lipjan, sikurse në gjithë Kosovën, mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve për Kosovën fituese është i pashmangshëm.
“Sot, më shumë se kurrë, në çdo pjesë të Kosovës shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte. Në katër vitet e fundit, Kosova ka stagnuar si në diplomaci, ashtu edhe në ekonomi dhe çdo fushë të ndjeshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Shtime e Lipjan, sikurse në gjithë Kosovën, mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve për Kosovën fituese është i pa shmangshëm!
Sot, më shumë se kurrë, në çdo pjesë të Kosovës shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte. Në katër vitet e fundit, Kosova ka stagnuar si në diplomaci, ashtu edhe në ekonomi dhe çdo fushë të ndjeshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Koalicioni për Kosovën fituese, veçVEPRA, është alternativa e vetme që garanton siguri duke antarësuar Kosovën në NATO, garanton zhvillim ekonomik dhe pavarrësi energjetike.