Limaj: Emocionuese parakalimi i pasardhësve të UÇK-së në 11-vjetorin e pavarësisë
17 shkurt 2019
| 16:06
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një shkrimi të botuar në llogarinë e Nismës në ‘Facebook’, e ka quajtur emocion të veçantë parakalimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Emocion i veçantë t’i shohësh pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke parakaluar në sheshin “Skënderbeu”, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Limaj.