Limaj: Epopeja e Dukagjinit e çoi Kosovën drejtë lirisë

24 mars 2025 | 13:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka thënë se kjo betejë e UÇK-së e çoi Kosovën drejtë lirisë.

“Pa 24 marsin e vitit 1998, nuk do të ndodhte as 24 marsi i vitit 1999, një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë, dita e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe. 24 marsi i vitit 1998 është veç fillimi i zgjerimit të madh për të çuar deri në fund amanetin e komandantit legjendar Adem Jashari. Ne, në çdo moment u jemi mirënjohës miqve tanë ndërkombëtarë, në krye me SHBA dhe të gjitha shteteve evropiane që mundësuan ndërhyrjen e NATO-s, në mbështetje të popullit tonë dhe luftës çlirimtare të UÇK-së. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton janë skualifikuar pas përfundimit të…