Limaj: Epopeja e Dukagjinit është fillimi i zgjerimit të madh të luftës çlirimtare të UÇK-së
24 mars 2019
| 11:31
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se 21 vjet më parë në Gllogjan okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Epopeja e Dukagjinit është fillimi i zgjerimit të madh të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të UÇK-së në mbarë vendin. Në 21-vjetorin e kësaj beteje, kujtojmë me nderim të lartë të rënët në këtë betejë dhe rezistencën heroike të UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake serbe”, ka shkruar Limaj.
“Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar më tej lideri i Nismës Socialdemokrate.