Limaj: Është jetike për vendin që të jemi bashkë pozitë e opozitë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit të Forumit të liderëve të partive parlamentare, ka thënë se ky forum është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin dialogues me Serbinë.
“Në takimin e parë të këtij formati theksova rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë. Në këtë frymë, bëj thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare. Është jetike për vendin që të gjithë të jemi bashkë në këtë proces, pozitë e opozitë”.
“Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi. Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër; dialog për njohje. Si dhe është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë”, ka deklaruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
(M.Q / Epoka e re)