Limaj falënderon bizneset e diasporës për mundësinë që po ua japin prodhimeve vendore
24 korrik 2018
| 13:40
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, me rastin e hapjes së Panairit me produkte vendore në kuadër të Ditëve të Diasporës, ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme bizneseve shqiptare të diasporës.
Limaj ka thënë se bizneset shqiptare të diasporës janë shtylla kryesore e promovimit të prodhimeve tona vendore në vendet perëndimore.
“Falënderoj organizatorët, si asnjëherë më parë neve na është dhënë rasti t’i shohim prodhimet tona në vende të Evropës, kjo ka ardhur në saje të biznesit që e bënë diaspora me prodhimet vendore. Nuk ka familje në diasporë që nuk e ka një veshje kombëtare apo një shenjë kombëtare”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.
/Epoka e re/