Limaj falënderon familjet e dëshmorëve për mbështetjen që po i japin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një mesazh falënderimi familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare, të cilët po e mbështesin fuqishëm në projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Të dashura familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare,
Të nderuar qytetarë e përkrahës,
Jam tejet i lumtur që ditëve të fundit shumë familje atdhetare anekënd vendit po i bashkohen projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre.
I falënderoj e mirënjohje qytetarëve e bashkëluftëtarëve dhe familjeve që po i bashkohen projektit tone.