Limaj falënderon mërgatën për kontributin dhe mbështetjen e dhënë

30 dhjetor 2024 | 16:57

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar në Malishevë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

“Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë të takohem me bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët vazhdimisht kanë kontribuar në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Bashkatdhetarët tanë janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA Socialdemokrate dhe listës tonë që përfaqëson #veçVEPRA. Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz të dëshmuar, që në etapa të ndryshme, ditën të rreshtohen drejt dhe për Kosovën fituese”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, i cili edhe…