Limaj: Festa e Bajramit të sjellë paqe, shëndet dhe begati
20 gusht 2018
| 20:53
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar që Festa e Kurban Bajramit të sjellë paqe, shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati në familje.
“Në prag të festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të rëndësishme dhe të veçantë. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati në familje. Festa e Kurban Bajramit ngërthen në vete mesazhin për paqe, solidaritet e mirëkuptim mes njerëzve. Në këtë ditë të veçantë ne kujtojmë me mburrje të madhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit tonë. Dëshmorët dhe martirët e të gjithë brezave janë gurthemeli i lirisë sonë”, thuhet në urimin e Limajt.