Limaj flet nga Nekofci për rrugën e sigurt të Kosovës: Bashkimi që na çon përpara
08 janar 2025
| 21:26
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka përmbyllur ditën në Nekofc të Drenasit, duke qëndruar me miq dhe bashkëluftëtarë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se vetëm me bashkim mund të avancojmë përpara dhe se koalicioni i tij përfaqëson forcën dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve të Kosovës.
Limaj u angazhua për punë të mira, siguri, rritje ekonomike, pavarsim energjetik dhe antarësim në NATO, duke u zotuar për një “Kosovë fituese”.
Ai theksoi se qytetarët janë rreshtuar pas vizionit të koalicionit për një të ardhme më të sigurt dhe me dinjitet për shtetin.