Limaj flet për afatet kohore kur duhet një parti apo koalicion ta dërgojë emrin e mandatarit

02 prill 2020 | 19:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve me demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate kohore apo datë se kur duhet një parti apo koalicion të dërgojë emrin e mandatarit për formimin e një qeverie të re.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se tani po dëgjojmë opinione të shumëllojshme nga politikanë e opinionistë se LV-ja mundet me hesht duke mos e dërguar emrin e mandatarit të kërkuar nga presidenti.

Ai ka thënë se për më tepër e habitshme është kur edhe nga disa juristë e shohin si të pranueshme këtë mënyrë veprimi.

Limaj ka shpjeguar nenin 95 të Kushtetutës dhe praktikat që aplikohen në sistemet juridike.

Postimi i plotë i Limajt:

Shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve me demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate kohore apo datë se kur duhet një parti apo koalicion të dërgoj emrin e mandatarit për formimin e një qeverie të re.
Tani po dëgjojmë opinione të shumëllojshme nga politikanë e opinionistë se LVV mundet me hesht duke mos e dërguar emrin e mandatarit të kërkuar nga presidenti, për më tepër e habitshme është kur edhe nga disa juristë e shohin si të pranueshme këtë mënyrë veprimi.
Juristët e dinë që pengimi për përmbushje të obligimit ligjor përmes të ashtuquajturit instrument bllokimi është tërësisht antiligjor.
Duke lexuar nenin 95 të Kushtetutës, duke u bazuar në frymën e saj dhe gjithë praktikën e gjerë ligjore, atëherë në situata si kjo aplikohen praktika të mirënjohura, që gjerësisht janë zbatuar në sistemet juridike, ku vlen të përmendim vetëm dy prej tyre; e para, në mungesë të afatit strikt përdoret parimi i
1) DETYRIMIT LOJAL dhe
2) parimi DERI NË NJË KOHË TË ARSYESHME, që juristët janë në dijeni se çka nënkuptojnë këto dy parime që janë të aplikueshme edhe tani në rastin tonë kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drerët po përpiqen të përfitojnë sa të munden nga zbrazja…