Limaj flet për dialogun me Serbinë: Shteti i Kosovës është i paprekshëm
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se në dialogun me Serbinë duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës.
Në emisionin “Click” të RTV21, Limaj ka thënë se pala e Kosovës në Bruksel duhet të shkojë me qëndrim për ta forcuar shtetin.
Ai ka theksuar se pala e Kosovës duhet të bashkëpunojë me Kuvendin e Kosovës në këtë proces.
“Shteti i Kosovës është i paprekshëm”, ka thënë Limaj.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm si shtet në këtë proces”, është shprehur Limaj.
Ai ka shtuar se pozita dhe opozita duhet të jenë bashkë në këtë proces të dialogut.
Limaj ka thënë se po presin edhe partitë opozitare që të dërgojnë emrat për të ndërtuar platformën për dialogun mes dy vendeve.
“Personalisht unë mendoj se nuk ka asnjë dokument më të rëndësishëm së Kushtetuta e Kosovës. Çdo veprim që e bëjmë do të sillemi me Kushtetutën e Kosovës. Ne do të bëjmë përpjekje që të bashkohemi në këtë temë, sepse është temë nacionale. Marrëveshja që arrihet duhet të implementohet në Kosovë”, ka shtuar Limaj.