Limaj flet për largimin e ministrit Hasani

05 shtator 2018 | 23:21

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për largimin nga pozita e ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani. Limaj ka treguar se largimi i tij është bërë pasi kanë ndodhur disa lëvizje në parti.

“Është liruar nga detyra. Janë politika të brendshme të partisë. Janë disa lëvizje në parti, pasi jemi parti e re kemi edhe këso lëvizje. Deri më tash nuk ka ndonjë emër të ri për këtë pozitë”, ka thënë Limaj në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin “T7.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së futbollit Christian Panucci, ka paditur në…