Limaj flet për mundësinë e rikthimit në PDK

27 shkurt 2023 | 14:31

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mundësinë e ribashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kjo gjë, sipas tij, po bëhet për shkak “se vendi ka marrë drejtimin e gabuar”.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Limaj ka thënë se situata aktuale ia ka detyruar që ta bëjnë një front të përbashkët opozitar.

“Unë kam miq shumë dhe përditë takohem me njerëz. Kemi një histori të përbashkët, kemi shumë gjëra të përbashkëta, bile e kemi një pjesë të identitetit tonë politiko-historik, sidomos në luftë dhe pas luftës, prandaj nuk janë të pazakonta këto takime. Ajo që mund të them për ju është se kemi dalë me një ide për gjendjen çfarë është sot, ka nevojë për një front të përbashkuar, në bashkimin e forcës. Jam i interesuar t’i bashkojë forcat edhe me individë edhe me qytetarë, pra me ata që janë të brengosur në rrugën në të cilën është vendi, kursin cilin e ka kjo qeveri, me një frymë që ka përvojë brenda dhe e cila ka energjinë e re. Prandaj, interesimi im është që t’i bashkojmë forcat për të pasur një opozitë të fuqishme”, ka thënë Limaj, teksa shton se detajet e fronit opozitar do të bëhen me dije më vonë. “Formula sesi vijmë deri te një bashkim, atëherë mbetët për t’u diskutuar”, ka pohuar lideri i Nismës.

Limaj ka folur edhe për kundërshtitë që ka brenda PDK-së për rikthimin e tij. Ai thotë se “njerëzit që mendojnë dhe u rrah zemra në një vend, duhet të bashkohen”.

“Mendoj që këta njerëz që mendojnë dhe u rrah zemra në një vend duhet të bashkohen, pra ta gjejnë një rrugë të bashkëpunimit. Formula sesi vjen deri aty, ia lëmë kohës, por një fillim i bashkëpunimit duhet të jetë. Kush nuk e sheh të nevojshme këtë ribashkim, atëherë është vendim i tyre. Besojmë se koha po e kërkon një rifuqizim sepse zhvillimet e deritanishme po ta imponojnë dhe po tregojnë se vendi e ka marrë drejtimin e gabuar”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka fituar trofeun e parë sezonal, pasi në…