Limaj: Ftesa nga Gjykata Speciale për kryeministrin Haradinaj është e padrejtë
Edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Limaj i cili mban postin e zëvendëskryeministrit, ka thënë se kjo ftesë është e padrejtë, por sipas Limajt, Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhënjejë edhe në këtë rast
“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhënjejë edhe në këtë rast”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/