![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/limaj-33-600x330-1.jpg)
Limaj fton partitë politike ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka mirëpritrur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga LDK-ja për postin e kryeministrit.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka ftuar të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Aktgjykimi sotëm i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo! Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Limaj.
(Q.R / Epoka e re)