Limaj fton pjesëtarët e UÇK-së t’i bashkohen projektit të tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare

17 janar 2021 | 14:06

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), t’i bashkohen projektit të kësaj partie për mbrojtën e vlerave kombëtare.

“Ftoj të gjithë pjesëtarët e UÇK-së që t’i bashkohen projektit tim në mbrojtjen e vlerave kombëtare!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kësaj ftese Limaj ia ka bashkangjitur edhe një video të cilën mund ta shikoni në këtë link: https://www.facebook.com/fatmirlimaj.official/videos/314483899984195.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka vlerësuar se edhe…