Limaj fton prokurorinë të hetojë bisedën e Kusari-Lilës me Radojiçiqin: Çfarë nëse jemi duke u shantazhuar nga BIA?

13 korrik 2023 | 18:03

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për audio-incizimet në të cilat është përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ku dëgjohet teksa flet me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Limaj ka thënë se duhet prokuroria e shteti të veprojë për ta pyetur Kusari-Lilën se çfarë ka biseduar me një person që është në listë të zezë të ShBA-së.

Ai ka thënë se derisa një gjë e tillë nuk sqarohet ekziston rreziku që shteti i Kosovës të jetë nën kërcënimin e shantazhit nga BIA serbe.

“Duhet të marrim që shteti të mos shatazhohet nga BIA. Askush në Kosovë s’e di çfarë është folur. Përveç që kemi dëgjuar që është folur me atë person. E dëgjuam që tha edhe nëse dalin këto në publik të thyhet qafa ty. Së pari duhet të marrë përgjegjësi ajo zonja që e ka bërë”, ka thënë Limaj në “Frontal” të “T7”,

I pyetur për deklarimin mbështetës të Kurtit për Kusari-Lilën, Limaj ka thënë se nëse e mbështet atëherë Kurti ka qenë i informuar për ato biseda të saj.

“Kur janë në mbështetje, kryeministri ka qenë i informuar. Pse po e mbështet pra? Pse s’po distancohet?”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj ka bërë thirrje që prokuroria të nis hetimet për Kusari-Lilën meqë s’është në rregull që shefja e grupit parlamentar të bisedojë më një person që është në listën e të kërkuarve për krime.

“Apeli im është që prokuroria të marrë në intervistë. Si mundet që shefja e grupit parlamentar të bisedojë me persona që janë në listë të të kërkuarve. Prokuroria duhet të ftojë dhe ta pyes çfarë ka folur. Çka nëse Radojiçiqi na e lëshon nesër bisedën”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se pas përgjimit të parë që është publikuar, ka ardhur marrëveshja për shtensionim në Bruksel, duke thënë se nuk e di nëse këto ngjarje kanë lidhje mes vete, por s’e po ndërlidhen vetë.

“Pas përgjimit të parë erdhi marrëveshje për shtensionim. Nuk e di nëse kanë lidhje por këto po lidhen vetë. Çfarë nëse BIA ka përgjime kompremituese për këtë qeveri?”, ka pyetur Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka njoftuar se me kërkesë të drejtoreshës…