Limaj: Gjakova konfirmon fitoren e vlerave, për Kosovën fituese, veç vepra!

13 janar 2025 | 20:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sonte Gjakova dha porosi të qartë se më 9 shkurt do të ndëshkohen ata që kanë ofenduar qytetarin, që kanë nxitur urrejtje e përçarje, ata që për katër vite nuk arritën ta përfundojnë asnjë projekt.

“Koalicioni ynë ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme, ne duam të bëjmë vepra të mëdha anë e këndë Kosovës. Besimi juaj na obligon ta përfundojmë autostradën e Dukagjinit, si dhe ta bëjmë aeroportin e Gjakovës model të suksesit. anëtarësimi në NATO, pavarsimi energjetik, ekonomi të zhvilluar, shëndetësi, arsim, janë zotimet tona për mandatin tonë, sepse bashkimi ynë është për Kosovën fituese, veç vepra”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Përbashkët për të Zhdukurit i ndërmjetësuar nga Bashkimi…